Lajme

Një person gjendet pa shenja jetë në bodrumin e një ndërtesë në Pejë

Një person është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në bodrumin e një banese në Pejë.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet mjekësore të cilët e kanë dërguar në Spitalin e Pejës personin e gjetur.

Në spital është konstatuar se burri është pa shenja jete.

“Një mashkull kosovar ka njoftuar policinë se në bodrumin e një ndërtese ka parë një person të shtrirë i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë marrë viktimën mashkull kosovar,  me të arritur në Spitalin e Pejës është konstatuar se viktima ishte pa shenja jete”, thuhet në raportin 24-orësh.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime./teve1.info/

Të Ngjashme