Një person është gjetur pa shenja jete të enjten në Komunën e Shtimes, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit, rasti është trajtuar nga njësitë përkatëse policore, ndërsa në vendngjarje është njoftuar edhe prokurori kompetent.
Me vendim të tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ku është njoftuar edhe prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së./teve1.info/
