ShowBizzz

“Një person që ka gjithmonë nevojë për një audiencë”, Dafina Zeqiri thumbon motrën pas deklaratës së saj?

Besa Tafari ka folur së fundmi në një intervistë për “Prive by Liberta Spahiu”, ku ka ndarë detaje nga jeta e saj personale.

Gjatë intervistës, ajo u ndal edhe te raporti me motrën e saj, këngëtaren Dafina Zeqiri, një marrëdhënie që prej vitesh ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut.

Të lidhura

None found

Pas pjesëmarrjes së Besës në dasmën e Dafinës, shumë fansa e interpretuan këtë moment si një shenjë të një afrimi apo ribashkimi të shumëpritur mes dy motrave.

Megjithatë, Besa foli me plotë dashuri për raportin e tyre, duke theksuar se respekt vazhdonë të ketë për motrën.

“E respektoj dhe e dua motrën time pafund. Nëse nesër marr një telefonatë ku dikush më thotë ‘motrës tënde i duhet një veshkë’, unë jam aty për t’ia dhënë”, është shprehur ajo.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale ishte një reagim nga Dafina Zeqiri. Këngëtarja publikoi në Threads një mesazh të fortë, ku shkruhej:

“Një person që ka gjithmonë nevojë për një audiencë, në fund do të fillojë të bëjë performancë në vend që të jetojë të vërtetën.”

Ky postim është interpretuar nga shumë ndjekës si një mesazh thumbues ndaj motrës së saj, megjithëse Dafina nuk përmendi asnjë emër në postim.

Të Lidhura:

  1. Kunata e saj feston sot ditëlindjen, ja si e uron Dafina Zeqiri
  2. Dafina Zeqiri publikon një fotografi në krah të Kreshnikut, duken tejet të lumtur
  3. Fero dhe Dafina Zeqiri ngjallin dyshime me një foto të përbashkët, a po vjen një bashkëpunim veror?
  4. Kreshniku surprizon Dafinën me Rolls-Royce Cullinan

Të Ngjashme