ShowBizzz

Një tjetër ish-banore e BBV, do të jetë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” krah Oltës dhe Luizit

Xhirimet për filmin e Luiz Ejllit dhe Olta Gixharit,  Në kuadër të dashurisë, kanë nisur tashmë dhe aktorët po ndajnë pjesë të vogla nga prapaskenat.

Ka qenë faqja zyrtare e “BBV” që ka dhënë detajet e para, duke nisur nga skenari i filmit, rolet që këngëtari dhe aktorja do të kenë, ku do të zhvillohen xhirimet dhe kur pritet të publikohet.

Po ashtu është konfirmuar se filmi do të jetë një komedi që do na dhurojë të qeshura e që do të jetë prodhimi i parë i këtij lloji nga Top Channel.

Ndërkohë që mbrëmjen e sotme, vetëm pak minuta më parë është zbuluar një tjetër emër pjesëmarrës. Dea Mishel Hoxha do t’i bashkohet kastit të aktorëve.

Rolin nën të cilin do ta shohim duhet të presim edhe pak për ta zbuluar.

View this post on Instagram

A post shared by Top Channel Films (@topchannelfilms)