Kanë mbetur edhe pak ditë deri në nisjen e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova.
Por, ky sezon do të nisë më ndryshe, pasi prezantuesja Jonida Vokshi s’do të jetë më pjesë e këtij spektakli, transmeton Klankosova.tv.
Se kush do të jetë krah Alaudin Hamitit në skenën e madhe të BBVK-së, zbuloi pak detaje gazetari i Klan Kosova, Miftar Zejnullahu.
“Se kush do të jetë prezantuese me Alaudinin, po besoj që kanë me dashtë njerëzit tepër shumë. Nuk është Luana Vjollca, larg saj”, u shpreh Zejnullahu.
