Lajme

Njësitë speciale të Policisë trajnohen për kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), ka realizuar dy trajnime të specializuara për kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje.

Sipas njoftimit në Facebook, trajnimet janë zhvilluar gjatë muajit korrik në Borsh të Shqipërisë, ku kanë marrë pjesë 30 operatorë nga njësitë speciale të Departamentit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës.

Realizimi i këtyre trajnimeve ka kontribuuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operative të pjesëtarëve të njësive speciale të Policisë së Kosovës, duke rritur gatishmërinë e tyre për reagim të shpejtë dhe efektiv në situata emergjente natyrore dhe civile”.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në vazhdimin e zhvillimit të kapaciteteve në fushën e kërkim-shpëtimit, përmes trajnimeve të specializuara dhe avancimit të vazhdueshëm profesional, në funksion të rritjes së sigurisë dhe ofrimit të shërbimeve sa më efikase për qytetarët”, thotë Policia.

Të Ngjashme