Lajme

Njësoj si ndeshja me Meksikën, çerekfinalja Norvegji-Angli në rrezik nga vendimi i FIFA-s

Ndeshja çerekfinale e Botërorit mes Norvegjisë dhe Anglisë, e planifikuar të nisë në orën 23:00 në “Miami Stadium”, rrezikon të mos fillojë sipas orarit për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Sipas parashikimeve të motit, në zonën përreth stadiumit priten stuhi të shoqëruara me shkarkesa elektrike, situatë që mund ta detyrojë FIFA-n të shtyjë nisjen e takimit.

See also  E martë ‘e zezë’/ Aksident i shumëfishtë, raportohet për tre të plagosurNjë skenar i tillë nuk do të ishte i pazakontë për Anglinë. Edhe në ndeshjen e luajtur ndaj Meksikës, fillimi i sfidës u shty me një orë për shkak të motit të keq.

Rregullorja e FIFA-s është e qartë në raste të tilla: nëse konstatohet prania e rrufeve brenda një rrezeje prej rreth 8 kilometrash nga stadiumi, ndeshja nuk mund të zhvillohet.

See also  Roxhers Muslia fiton në Londër, dominon Ksenzovin në York Hall (Video)Futbollistët duhet të qëndrojnë jashtë fushës për të paktën 30 minuta, ndërsa më pas u jepen edhe 15 minuta shtesë për nxehjen, përpara se loja të rifillojë ose të nisë.

Të Ngjashme