Territori shqiptar do të mbetet nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë gjatë orëve të paradites.
Sipas MeteoAlb, pasditja do të sjellë shpeshtim të vranësirave nëpër territor, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore, por nuk priten reshje.
Parashikohet që situata të mbetet stabël edhe gjatë natës.
Ad
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes, duke luhatur vlerat ditore nga 4°C temperatura më e ulët e shënuar në Bajram Curri, deri në 26°C pritet vlera maksimale e shënuar në qarkun e Vlorës.
Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor. Për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
