Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban sot mbledhjen e 88-të për vitin 2026.
Mbledhja është paraparë të nisë në orën 11:00, në zyrat e KQZ-së në Prishtinë, ndërsa në rend dite janë disa çështje që lidhen me proceset zgjedhore dhe punën e institucionit.
Sipas rendit të ditës, KQZ-ja do të njoftohet për raportin nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Po ashtu, pritet të shqyrtohet dhe miratohet analiza e votave me asistencë për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të 7 qershorit 2026.
Në rend dite është edhe shqyrtimi dhe miratimi i analizës së moshës dhe gjinisë për kandidatët dhe vëzhguesit e subjekteve politike në zgjedhjet e vitit 2025.
KQZ-ja pritet gjithashtu të shqyrtojë dhe miratojë agjendën punuese “Mësimet e nxëna nga Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 7 qershor 2026”, në bashkëpunim me ZEKQZ-në.
