Lajme

“Nuk arriti t’i shpëtonte goditjes!” / Ngjarje e rëndë automobilistike në Milot, humb jetën tragjikisht qytetari!

Aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, në orët e vona të kësaj të hëne.

Një automjet dyshohet se ka përplasur për vdekje një këmbësor rreth moshës 50-vjeçare, në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.

Makina ka përfunduar në anë të superstradës, duke u përplasur më pas me një market.
Policia dhe grupi hetimor janë nisur për në vendngjarje, për të zbardhur të plota shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

NEWS  U arratis nga burgu i sigurisë së lartë në Greqi, zbulohet identiteti i shqiptarit, si u iku policëve ‘nga duart’

Të Ngjashme