Një konflikt i vjetër për motive pronësie mes dy familjeve në fshatin Dedaj të Pukës ka përfunduar me përplasje fizike, dy persona të plagosur dhe tre të arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të konfliktit.Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka ndodhur mes familjeve Shkreli dhe Istrefi, të cilat dyshohet se kanë pasur prej vitesh mosmarrëveshje për çështje pronësie. Debati mes tyre ka degjeneruar në dhunë, ku dyshohet se janë përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.
NEWS “Janë vjedhur 15 ton kokainë në Shqipëri”, Artan Hoxha plas “bombën”: Karteli i fuqishëm ka vendosur 30 milionë euro pagesë për vrasjen e grabitësve (Video)Në pranga kanë rënë I. Sh., 67 vjeç, F. Sh., 36 vjeç, djali i tij, si dhe G. I., 34 vjeç. Ndërkohë, për P. I., 60 vjeç dhe bashkëshorten e tij F. I., 43 vjeçe, ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
Nga konflikti kanë mbetur të dëmtuar I. Sh. dhe G. I., të cilët janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Pas ndërhyrjes, policia ka sekuestruar sende dhe mjete që dyshohet se janë përdorur gjatë përleshjes. Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësinë e secilit person të përfshirë.
NEWS PAMJE si në filma! Duke përdorur armë zjarri, tymuese e makina të djegura, banda kriminale grabit 400 mijë euro në mes të autostradës!Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.
