“Nuk kam qejf të vdes i varfër…”, Krist Aliaj habit me çmimin e lartë të veprave të tij!

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv.

‘She’s On Top’ një spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat.

Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me moderatorë Erjona Rusi dhe Arjon Muça ka qenë Krist Aliaj, i cili ka folur rreth ekspozitës së tij të parë në hapësirat e galerisë “GurGur” në Petrelë.

Ekspozita, e cila quhet “OVERLORDS”, mbi transformimin e trupit të njeriut, është kuruar nga Harabel dhe veprat e tij të realizuara para dhe pas pjesëmarrjes së tij në “BBV2” mund të shihen dhe të blihen nga kushdo.

Ndër të tjera, Aliaj habiti paksa edhe me një deklaratë të tij, ku tha: Arti shitet… nuk kam qejf të vdes i varfër, kam qejf t vdes i pasur….”

TS Poll - Loading poll ...

Erjona: Sa kushton më e shtrenjta?

Krist: 10 mije euro



lokimagazine

Related Articles

Back to top button