Pas dasmës madhështore që mori vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale, Agnesa, vajza e këngëtares së njohur Shkurte Fejza, duket se ka vendosur t’i rikthehet normalitetit.
Ajo është shfaqur mjaft e lumtur në postimet e fundit, duke treguar se ka rifilluar punën e saj në farmaci. Ndonëse shumëkush priste ta shihte në pushime pas ceremonisë së bujshme të martesës, Agnesa ka zgjedhur të kthehet në angazhimet e përditshme profesionale.
Me buzëqeshjen që e karakterizon, ajo ka lënë të kuptohet se po e shijon këtë periudhë të re të jetës së saj, duke balancuar jetën bashkëshortore me karrierën.
Siç duket, muaji i mjaltit do të duhet të presë edhe pak, pasi çifti ka vendosur që fillimisht t’u përkushtohet obligimeve të përditshme.
