ShowBizzz

‘Nuk ta fal kurrë’, Almeda flet mes lotësh për humbjen e të atit: Do t’i dhuroja veshkën por…

Almeda Abazi ishte së fundmi e ftuar në “Se luan topi” ku për herë të parë ka folur për ndarjen e të atit nga jeta kur ajo ishte vetëm 15-vjeç. Aktorja tha se babait të saj i nevoitej një transplant veshke që të mund të mbijetonte, por asnjë nga të afërmit e saj nuk u ofrua t’ia dhuronte. 

'Nuk ta fal kurrë', Almeda flet mes lotësh për humbjen

Me lot në sy, Almeda shtoi se ajo donte shumë ta bënte diçka të tillë dhe kishte përputhje me të, por i ati i tha se nuk do t’ia falte kurrë nëse merrte këtë vendim.

TS Poll - Loading poll ...

'Nuk ta fal kurrë', Almeda flet mes lotësh për humbjen

“Kërkohej një transplant. Veshka duhej të ishte ose nga vëllezërit, ose nga motrat ose nga fëmijët. Duhej të përputhej. Mund të përputhej me vajzat e tij ose me vëllezërit dhe motrat e tij. Unë isha e para që kërkova, i thash mamit që unë dua t’ia dhuroj, por që babi nuk ka pranuar asnjëherë.

Ma bëri kështu çështje të përfunduar dmth, “nuk ta fal kurrë nëse bën diçka të tillë”. Gjithsesi nuk e bëja dot sepse isha 15-vjeç dhe duhej të isha mbi 18-vjeç për të marrë një vendim të tillë. Edhe nëse unë doja ta bëja fshehurazi dhe madje ua kërkova që të mos i tregonin babit, prapë nuk e bëja dot. Nuk e lejuan mjekët, sepse duhej të isha mbi 18-vjeç.

Asnjë i afërm nuk u ofrua për këtë transplant, por i kuptoj. Mundohem t’i kuptoj. Në ato kohë nuk i kuptoja dhe nuk doja t’i kuptoja sepse është vëlla. Por që me kalimin e kohës, kur bëhesh edhe vetë nënë i mendon disa gjëra. Ndoshta ngaqë kanë pasur fëmijë, nuk është ofruar njeri. Gjithsesi…

Nuk mund të them që iu kam mbajtur mëri atyre sepse unë nuk jam njeri që mbaj dot mëri”, tregoi Almeda.

'Nuk ta fal kurrë', Almeda flet mes lotësh për humbjen

'Nuk ta fal kurrë', Almeda flet mes lotësh për humbjen