Familja e veprimtarit Haki Imeri ka reaguar ashpër ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke i akuzuar për dëmtimin dhe përçarjen e LDK-së.
Në reagimin publik, familja Imeri pretendon se Osmani “e ndërtoi karrierën politike mbi shpifje dhe interesa personale”, ndërsa Abdixhikun e cilëson si përgjegjës për largimin e figurave historike nga partia. Sipas tyre, LDK-ja është larguar nga fryma politike e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe është kthyer në “pronë të klaneve familjare”.
Ata kritikuan edhe deklaratat e fundit të Osmanit lidhur me kampin Bondsteel, duke i quajtur “shpifje brutale” ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Në fund, familja Imeri vlerëson se largimi i Osmanit dhe Abdixhikut nga LDK-ja do të ishte, sipas tyre, mënyra e vetme për bashkimin dhe rikthimin e identitetit politik të partisë.
Ja shkrimi i plotë:
Miq ,
-Vjosa Osmani e nisi karrierën politike mbi kurrizin e të tjerëve dhe ashtu po e përfundon .
-Këtë herë, mbi kurrizin e ‘tezakut’ të burrit të saj, Lumir Abdixhikut, krytarit jolegjitim te LDK.
-Është për keqardhje ku e kanë sjellë pazaret politike LDK-në.
– Kjo parti nuk drejtohet më nga rugovistët dhe trashëgimtarët politikë të Ibrahim Rugovës.
-Sot LDK-në e drejtojnë njerëz që dikur ishin kundërshtarë agresivë të saj politikë.
-Partia është kthyer në pronë të klaneve familjare dhe interesave personale, te atyre qe nuk ishin kurre afer Ibrahim Rugoves.
-Votuesit e vërtetë janë larguar; shumë prej tyre kanë kaluar në LVV dhe në partinë Guxo.
– LDK sot duket si një shtëpi pa themele politike dhe pa identitet politik .
-Vjosa Osmani ishte një nga figurat që e copëtoi LDK-në në vitet 2020–2021.
-Pas saj, këtë proces e vazhdoi Lumir Abdixhiku. Ai perjashtoi figura historike si Agim Veliu, ndërsa i afroi njerëz pa histori politike në LDK.
– U sajua një parti pa shtyllë politike, ku fotografia e Rugovës dhe fryma e tij nuk ekzistojne me ne LDK . Keshtu deshironte Shiku .
-Historia politike e Vjosa Osmanit është e mbushur me kthesa dhe interesa personale.
– Fillimisht ia hodhi shefit te saj Fatmir Sejdiut, Isa Mustafes, dhe beri LDK parti qe ta drejtoj tezaki i burrit te saj , pra ia pergaditi terenin qe ne krye te vihej Lumir Abdixhiku.
-Gjatë mandatit të saj, si Presidente e Kosoves, shpesh në kancelari ndërkombëtare ka sulmuar padrejtësisht Qeverinë Kurti.
-Ajo ka bashkëpunuar me njerëz si Baton Haxhiu, Edi Rama, Grenell dhe qarqe të tjera që kanë pasur interesa kundër qeverisë së Kosovës dhe vetë Kosovës.
-Aktiviteti i saj si Presidente ka ngritur shumë pikëpyetje përgjigjet, ndoshta, do të dalin pas zgjedhjeve, si faturat ato vijne me vone .
– Shtrohet pytja, a shpif Vjosa Osmani?
-Shpifja, zhurma është instrumenti i saj politik mjete me të cilin ndërtoi karrierën.
-Por, pavarësisht aleancave dhe pozicioneve, ajo kurrë nuk arriti të krijojë një identitet të qartë politik.
-Vjosa Osmani gjithashtu deklaroi se ishte shantazhuar për dy vite nga prokurorët e Dhomave të Specializuara.
-Të vërtetën rreth Hagës do ta mësojmë pas verdiktit të Gjykatës Speciale.
-Për pushtet, ajo ka treguar se është e gatshme të ndryshojë aleatë dhe qëndrime politike sa herë që i duhet një shkallë tjetër për t’u ngjitur më lart.
– Sot është rikthyer te LDK-ja pikërisht te partia që dikur e dobësoi dhe e përçau.
– Por nuk është kthyer për LDK-në; është kthyer për Lumir Abdixhikun dhe për veten e saj.
-Nëse LDK dëshiron bashkim, atëherë Lumiri dhe Vjosa duhet të largohen, pergjithmonë nga LDK-ja .
-Nuk mund ta bashkojnë LDK-në ata që e përçanë, e copëtuan dhe e zvogëluan.
– Sot duken të bashkuar më shumë për interesa personale sesa për ideal politik si dy marangozë që debatojnë për çekiçin, ndërsa arkivoli i LDK-së po mbyllet.
-Po ashtu, deklaratat e fundit kundër Kryeministrit Kurti lidhur me kampin Bondsteel janë shpifje brutale dhe fabrikime banale.
-Pretendimi se Kurti ka kërkuar pagesë qiraje nga SHBA për Bondsteel nuk qëndron.
-E vërteta është tjetër: në maj të vitit 2022, Kryeministri Albin Kurti kërkoi që kampi Bondsteel të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë për sigurinë e Kosovës, paqen në Ballkan dhe stabilitetin rajonal.
-Narrativat e rreme te Vjosa Osmanit nuk i sherbejne Kosoves.
-Ato jane mjet i luftes speciale që synon ta dobësojë shtetin dhe aleancën me Amerikën.
-Kosova ka nevojë për të vërtetën.
-Ndërsa Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku, e kanë kthyer propagandën, shpifjen dhe pazarin politik në mënyrë mbijetese politike.
