27 vjeçarja me origjinë shqiptaro-kosovare Françeska Murati ka rrëmbyer 5 nga 8 çmimet e akorduara për vajzat pjesëmarrëse në Miss London 2023.
Françeska iku nga Kosova në moshë shumë të vogël, kur ishte vetëm 7 vjeç për shkak të luftës.
20 vite më vonë, ajo ka korrur sukses në Mbretërinë e Bashkuar dhe është kualifikuar si finaliste e “Miss London 2023”.
Bukuroshja shqiptare punon në shërbime financiare. Në intervistë për mediat britanike, Françeska ka treguar se ka pasur shumë vështirësi gjatë jetës si emigrante dhe ka rrezikuar të deportohet disa herë me familjen, por ia kanë dalë mbanë.
Ajo ka rrëfyer se di të flasë mirë gjuhën shqipe dhe është krenare për origjinën, por i është mirënjohëse Britanisë.
“Unë e konsideroj veten një londineze të vërtetë. I dua rrënjët e mia, jam shqiptaro-kosovare. Unë mund të flas edhe gjuhën që është fantastike, por unë jam padyshim britanike dhe më pëlqen të jem britanike. Gjithë jeta në Mbretërinë e Bashkuar dhe mundësitë që më janë dhënë këtu…, do të doja që njerëzit të dinin se sa shumë ne jemi ndihmuar dhe gjithë mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar u jep refugjatëve, sa ndryshon jeta”, ka deklaruar ajo për mediat britanike.
E ftuar në “Ftesë në 5”, Françeska deklaroi se dikur ka konkurruar në Miss Shqipëria, por nuk është pranuar.
“Kam konkurruar dikur për Miss Shqipëria, por nuk u pranova. Nuk e di arsyen, më thanë që vajzat e tjera ishin shumë më të mira”, tha ajo.