Janë numëruar 37,18% e votave me postë për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 7 qershor.
Sipas të dhënave të KQZ-së nga përditësimi i fundit i bërë në orën 16:50, Lëvizja Vetëvendosje ka 68.84% apo 14,658 vota. LDK është e dyta me 16.59% apo 3.533 vota, kurse PDK ka 7.41% apo 1,578 vota.
Aleanca ka 5.26% apo 1,120 vota.
Votimi përmes postës është mundësuar nga 21 maj deri më 6 qershor 2026, ndërsa numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar përmes postës ishte rreth 105 mijë.
Deri në përfundim të ditës së shtunë (13 qershor 2026) në procesin e vlerësimit janë përfshirë 75,590 pako, prej të cilave janë aprovuar 72,746, ndërkaq janë refuzuar 2,844.
LVV ka shtuar tre deputetë nga votat e numëruara të mërgatës deri më tani, përfshirë edhe ato nga votimi në përfaqësitë diplomatike, duke siguruar 51 ulëse në Kuvend.
PDK ka 23 ulës, LDK 19 e Aleanca 7./teve1.info/

