Lajme

”O hajdut”/ Çfarë ndodhi mes deputetit të PS-së Ardit Bido dhe protestuesve, momenti kur gazetarja i drejton pyetje deputetit (Video)

Deputeti i PS-së në zonën e Vlorës, Ardit Bido u gjend mes turmes së protestuesve të cilët u mblodhën këtë të enjte në protestë para Parlamentit. Mes turmës, gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu i drejtoi disa pyetje Bidos ndër të cilat sesi ndihej teksa qytetarët e thërrasin hajdut.

Bido u shpreh se nuk e emocionojnë turmat dhe se po bëjnë egërsi publike me zhurmë. Gjatë përgjigjes së tij, protestuesit u konfrontuan me të dhe i kërkuan të largohej.

“Kjo është thjeshtë një turmë. E pyeta drejtpërdrejtë dhe më tha kam punuar qe 14 vjeç. Sikurse edhe unë. Mua nuk më emocionojnë aspak turmat. Kur të ma kërkojë qarku im dhe votuesit i mia, ama që po bëhet një egërsi publike me zhurmë.

Nuk po nxitoj, ky vend ka nevojë që ne të marrim realisht dhe ti diskutojmë çështjet”, tha ai teksa më pas fjala e tij u ndërpre pasi pritestuesit i kërkuan të largohej teksa e bënin thirrje: O hajdut.

Pati protestues të cilët tentuan të afroheshin pranë deputetit. Kjo solli një ndërhyrje nga policia e cila largoi Bidon nga turma pak metra më tutje për sigurinë e tij dhe qetësimin e tensioneve.

Të Ngjashme