Ola dhe Adioni po shijojnë në maksimum pushimet e tyre verore.
Çifti i njohur, i cili e nisi lidhjen e dashurisë gjatë aventurës së tyre në “Ferma VIP”, duket se po e vazhdon romancën edhe jashtë ekranit, duke krijuar kujtime të bukura së bashku.
Kësaj radhe, dyshja ka zgjedhur Santorinin për disa ditë relaksi dhe pushimi. Nga atje, Ola dhe Adioni janë shfaqur super të lumtur pranë njëri-tjetrit, duke shijuar atmosferën romantike të ishullit grek.
Pamjet e publikuara tregojnë se çifti po kalon momente të veçanta, ndërsa lidhja e tyre duket se po shkon më së miri, shkruan Kosovarja.

