Ola Elezaj ka festuar ditëlindjen e saj, duke ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi nga festa.
Megjithatë, mes imazheve të publikuara, një fotografi me partnerin e saj, Adion, ka tërhequr veçanërisht vëmendjen.
Në foton në fjalë, çifti shfaqet i përqafuar, ndërsa Adioni ka vendosur dorën mbi barkun e Olës.
Ky gjest ka nxitur aludime se dy ish-konkurrentët e “Ferma VIP” mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Ola shfaqet e veshur me një kostum elegant në ngjyrë të artë, ndërsa Adioni qëndron pranë saj në një moment të përzemërt, mes dekorit festiv të ditëlindjes.
Screenshot
Megjithatë, deri më tani, as Ola dhe as Adioni nuk kanë bërë ndonjë deklaratë që të konfirmojë një shtatzëni. Për këtë arsye, gjithçka mbetet në kuadrin e aludimeve të nxitura nga fotografia, e cila mund të jetë thjesht një moment romantik mes tyre.
Kujtojmë se historia e dashurisë mes Olës dhe Adios nisi gjatë pjesëmarrjes së tyre në spektaklin “Ferma VIP”. Marrëdhënia e tyre ka vazhduar edhe pas përfundimit të programit, ndërsa çifti vijon të ndajë herë pas here momente të përbashkëta me ndjekësit.
Mbetet për t’u parë nëse pas fotografisë fshihet vërtet një lajm i bukur për çiftin apo bëhet fjalë vetëm për një gjest dashurie.
