![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/08/oliver-anthony-te-majtet-keqkuptuan-fjalet-e-mia_64ed29d9c90a7.jpeg?resize=850%2C540&ssl=1)
Ylli i hitit viral, “Rich Men North of Richmond” që katapultoi në vendin e parë në toplistën kryesore amerikane, Oliver Anthony, ka thënë që e majta amerikane ia ka keqkuptuar fjalët.
Ai tash e ka kritikuar edhe të djathtën, edhe të majtën, duke thënë që po e “armëzojnë” këngën e tij, teksa e ka qartësuar që bindjet e tij janë ato të qendrës.
“E urrej kur e shoh atë këngë teksa armëzohet, e shoh të djathtën duke provuar që të më karakterizojë sikur jam njëri prej tyre.
Dhe e shoh të majtën që provon të më diskreditojë, po ma merr mendja si hakmarrje. Një gjë e tillë duhet të ndalet”, ka thënë Anthony.