ShowBizzz

Çağatay zbulon çfarë po ndodh në jetën e tij, sqaron edhe raportin me Demet Özdemir

Aktori i njohur turk, Çağatay Ulusoy, është ndalur dje nga gazetarët, të cilët e kanë pyetur për disa çështje që lidhen me jetën e tij, duke nisur nga humbja e 18 kilogramëve, lidhja me aktoren Aslıhan Malbora e deri te raporti me ish-kolegen e tij, Demet Özdemir.

I pyetur për ndryshimin në pamjen fizike, aktori tregoi se ka ndjekur një dietë përmes së cilës ka arritur të humbasë 18 kilogramë.

Ai shtoi se, kur dëshiron të pushojë, i ndërpret edhe aktivitetet fizike dhe nuk merret me palestër, por së fundmi i është rikthyer sërish stërvitjeve.

Ai u pyet edhe për lidhjen e tij me aktoren Aslıhan Malbora, për të cilën u shpreh se gjithçka po shkon shumë mirë.

Madje, gjatë prononcimit për gazetarët, dyshja shihej së bashku në veturë.

Ndërkaq, gazetarët nuk e lanë pa e pyetur as për raportin me Demet Özdemir, me të cilën ka luajtur në serialin e njohur “Eşref Rüya”.

I pyetur nëse ka ndonjë problem mes tyre, veçanërisht tani që në projektin e tij të ri do të ketë në krah aktoren Aybüke Pusat, Çağatay u përgjigj se nuk ka asnjë problem me Demet.

Ndërkohë, Çağatay Ulusoy tashmë ka nisur xhirimet për serialin e ri “Eşref Tek”, ku do të luajë përkrah aktores Aybüke Pusat.

Projekti do të sjellë historinë e së kaluarës së personazhit Eşref, duke u përqendruar në vitet e rinisë së tij.

Kjo përmbajtje kërkon pëlqimin tuaj.{“src”:”https://www.tiktok.com/player/v1/7709245193924513045?embed_from=webapp_share&music_info=1&description=1&autoplay=1&muted=1″,”height”:578,”allow”:”autoplay; encrypted-media; fullscreen; picture-in-picture”,”allowFullscreen”:true,”sandbox”:”allow-scripts allow-same-origin allow-popups allow-popups-to-escape-sandbox”}

Të Ngjashme