Mjaftoi një video e postuar në profilin e saj në “Instagram” që Orinda Huta të merrte gjithë vëmendjen e ndjekësve.
Në pamjet në fjalë shfaqet bashkëshorti i saj, Turjan Hysko që luan së bashku me vajzën e tyre.
Të lidhura
None found
Në një moment pranë tyre shkon dhe moderatorja e njohur, e cila mban veshur një fustan të gjatë ngjyrë blu. Teksa Turjani po luante me të bijën, ai ndalon dhe pranë tij shkon Orinda dhe e përqafon.
Kaq ka mjaftuar që të gjithë të mendojnë se ajo është në pritje të ëmbël dhe menjëherë kanë nisur duke lënë në komente urimet e tyre.

