Lajme

Osmani pas rikthimit si deputete: Betimi i sotëm është vazhdim i zotimit për t’i shërbyer Kosovës

Ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rikthimit të saj si deputete në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se përgjegjësia për t’i shërbyer vendit mbetet prioriteti i saj.

Përmes një postimi, Osmani u shpreh se rikthimi në Kuvend përfaqëson kthimin në institucionin nga buron mandati i qytetarëve.

“Po rikthehemi aty ku çdo mandat e ka burimin: te tempulli i demokracisë dhe i qytetarëve dhe te përgjegjësia për t’i shërbyer Republikës.”

Ajo shtoi se betimi i bërë në Kuvend është vazhdim i përkushtimit të saj ndaj shtetit dhe qytetarëve.

“Betimi i sotëm është vazhdim i të njëjtit zotim: për t’i shërbyer Kosovës dhe të gjithë qytetarëve tanë me dinjitet, guxim dhe përkushtim”, ka shkruar Osmani.

Ky reagim erdhi pas rikthimit të saj në Kuvendin e Kosovës, ku ritheksoi angazhimin për t’i shërbyer Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Të Ngjashme