Lajme

Kurti u bën thirrje qytetarëve në Luginë që të votojnë: Secila votë ka peshë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve në Luginë të Preshevës që të dalin e ta ushtrojnë të drejtën e votës e ta mbështesin “Koalicionin Shqiptar”.

Thirrja e Kurtit vije kur kanë mbetur më pak se dy orë deri në mbylljen e vendvotimeve.

Deri në orën 16:00 dalja e qytetarëve ne zgjedhjet në Serbi ka qenë 56,38%.

Në Preshevë deri në orën 14:00, kanë votuar 20% e qytetarëve me të drejtë vote, ndërsa në Mëdvegjë 35,8%.

Shqiptarët në zgjedhjet në Serbi, që po mbahen sot, janë bashkuar në një listë zgjedhore.

“Ju që ende nuk keni votuar, ju ftoj ta ushtroni të drejtën tuaj. Shfrytëzojeni kohën e mbetur. Secila votë ka peshë për përfaqësimin dhe për të ardhmen tuaj. Përbashkimi në “Koalicionin Shqiptar” kërkon sot pjesëmarrjen tuaj. Qëndresa ndaj diskriminimit dhe përkushtimi për barazi marrin forcë nga vullneti që shprehni në kutitë e votimit. Dilni e votoni. Ftojini edhe familjarët e miqtë tuaj që ta ushtrojnë këtë të drejtë. Mbështeteni “Koalicionin Shqiptar”, numrin 17. Për një zë të fuqishëm dhe për mundësinë që secili e secila ta ndërtojë jetën në vendlindje”, ka thënë Kurti nëpërmjet një videomesazhi të publikuar në Facebook.

Të Ngjashme