Lajme

Osmani takon Biden, thotë se zhvilluan një bisedë kuptimplotë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Ajo ka thënë se aleanca më ShBA-në qëndron në themelet e Republikës së Kosovës.

Një postim në X, Osmani ka falënderuar Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden për pritjen dhe siç ka thënë ajo bisedën kuptimplotë.

Osmani po qëndron në Neë York ku ka marrë pjesë në  samitin e radhës për Ukrainën.

Ajo atje ka zhvilluar edhe disa takime me homologë dhe zyrtarë të organizatave të ndryshme.

Osmani është takuar edhe me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien.