Lajme

Pacolli apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, parandalimi i zjarreve është përgjegjësi e përbashkët

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në parandalimin e zjarreve në pyje dhe hamullore, duke theksuar se mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi e përbashkët.

Përmes një mesazhi publik, Pacolli ka paralajmëruar se temperaturat e larta dhe tharja e bimësisë rrisin ndjeshëm rrezikun e zjarreve, të cilat shkaktojnë dëme të mëdha në pyje, biodiversitet, tokë dhe cilësinë e ajrit.

Ajo ka theksuar se djegia e hamulloreve dhe mbetjeve bujqësore dëmton pjellorinë e tokës dhe cenon ekuilibrin natyror.

“Të mbrojmë pyjet, tokën dhe natyrën tonë. Çdo veprim i vogël ndihmon mjedisin”, ka thënë Pacolli./teve1.info/

Të Ngjashme