Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka thënë se po përgatiten për një mandat edhe me të fuqishëm.
Ajo kështu është shprehur pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës që nuk arriti të zgjedh presidentin.
Pacolli ka thënë se për gjatë kësaj periudhe kanë dëshmuar, vullnet për punë dhe marrjen e vendimeve të mira, duke thënë se opozitës dhe grupeve të interesit u penguan rezultate.
“Për më pak se tre muaj, dëshmuam se me përvojën tonë dhe vullnetin e palëkundur, mund të marrim vendime të prera në mbrojtje të natyrës e të vendosim standarde që përmirësojnë sigurinë dhe cilësinë e jetës. Por, opozitës dhe grupeve të interesit u penguan këto rezultate. E kësaj do t’i përgjigjemi me edhe më shumë angazhim e punë të mira. Ne kemi përvojën e mandateve të kaluara dhe vrullin e këtyre muajve për të dëshmuar se jemi të vetmit që nuk bëjmë kompromis me mjedisin dhe shtetin. Po përgatitemi për rikthim edhe më të madh, me një mandat edhe më të fuqishëm. Kemi treguar se për ne, pushteti është mjet për të shërbyer, jo për t’u pasuruar”, ka shkruar Pacolli.
Të martën ka qenë afati i fundit për zgjedhjen e presidentit dhe pas dështimit vendi shkon në zgjedhje.
Zgjedhjet e reja duhet të mbahet më së largu 45 ditë nga sot.
