ShowBizzz

Pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Eurovisionit, Alis Kallaçi u bën thirrje shqiptarëve për të votuar: Jam pafundësisht mirënjohës

Sonte mbahet finalja e madhe e Eurovisionit në Vjenë. Në prag të natës finale, Alis Kallaçi u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të mbështesin këngën “Nân” sapo të hapet televotimi në orën 21:00.

Përmes një postimi në Instagram, artisti ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që e kanë dëgjuar dhe mbështetur këngën që nga publikimi i saj.

Të lidhura

None found

“Televotimi hapet sonte në 21:00! Jam pafundësisht mirënjohës që po e dëgjoni “Nân” dhe po i dhuroni kaq shumë dashuri!

Në imazhe gjeni kodet për çdo shtet. Kur të hapet votimi, mund të mbështesni Shqipërinë duke votuar 05.

Nëse nuk e shihni shtetin ku ndodheni në fotot sipër, mund të votoni që tani online nga kudo në botë në esc.vote

Faleminderit që e keni bërë “Nân” tuajën”, shkruan artisti.

Screenshot

Të Lidhura:

  1. FOTO/ Për herë të parë, Shqipëria favorite për të fituar Eurovisionin 2025
  2. Organizatorët e Eurovisionit shtyjnë votimin për përfshirjen e Izraelit në konkursin e vitit të ardhshëm
  3. Islanda bëhet shteti i pestë që heq dorë nga Eurovisioni, shkaku i pjesëmarrjes së Izraelit
  4. “Nan” dhe Alis emocionojnë Europën, Shqipëria sonte në finalen e “Eurovision 2026”

Të Ngjashme