Një video e regjistruar në Napoli dhe e shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të shumta.
Në pamje shihet një motorist i ndaluar në rrugë, teksa konsumon ushqim nga një paketim që, sipas të gjitha gjasave, ishte një porosi që duhej t’i dorëzohej një klienti.
Videoja është filmuar nga një banor i zonës dhe më pas është publikuar edhe nga eurodeputeti italian Francesco Emilio Borrelli, duke nxitur një valë komentesh dhe reagimesh në rrjet.
Nga paketimi që shihet në pamje krijohet përshtypja se bëhet fjalë për një porosi të kryer përmes një platforme shpërndarjeje ushqimi.
Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nëse ushqimi ishte vërtet porosia e një klienti apo nëse motoristi ishte duke e transportuar atë.
Pamjet janë bërë virale, ndërsa sjellja e motoristit ka ngjallur debat të madh në rrjetet sociale.
