Lajme

Para me thasë/ Publikohet VIDEOJA brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

Janë publikuar për herë të parë pamjet nga brenda Postës Shqiptare në Durrës, ku abuzimi me fondet çoi në arrestimin e ish-drejtoreshës së filialit Elisabeta Matajt, dhe la në arrest shtëpie ish-shefen e financave Valbona Dunin dhe ish-arkëtaren Paola Dana.

Në pamjet e publikuara nga Top Channel, duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në arkën e filialit, ka marrë një shumë parash duke i futur në një thes dhe është larguar.

Ndërkohë nga pamjet e siguruara duken edhe momente të tjera brenda në zyrë, ku Duni shfaqet me letra në duar, duke biseduar me ish- arkëtaren, Paola Dana.

Ndërkohë pak më herët u raportua se bashkëshorti i Elisabeta Matajt, kishte depozituar një kallëzim në Polici për ish-shefen e financës, duke kërkuar hetim pasuror, pasi kjo e fundit, siç thotë kallëzimi, posedon makina luksi, apartamente dhe biznese, ndërsa paga e saj është vetëm 60 mijë lekë.

Të Ngjashme