Lajme

Paralajmërimi i ri për karburantet/ Çmimi i naftës mund të arrijë deri në …

Çmimi i naftës mund të arrijë deri në 3 euro për litër në muajt e ardhshëm, nëse tensionet në Lindjen e Mesme dhe situata në Ngushticën e Hormuzit vijojnë. Paralajmërimi vjen nga Michele Marsiglia, president i FederPetroli Italia, i cili e konsideron situatën shqetësuese.

Sipas tij, rritja nuk pritet të jetë e menjëhershme, por një skenar i tillë mund të materializohet brenda pak muajsh, nëse kriza nuk qetësohet.

NEWS  Trondit Artan Hoxha: Edhe ne kemi skandale si ato të Epstein, videot i ka SPAKNdërkohë, nafta bruto Brent është ngjitur në rreth 92-93 dollarë për fuçi, ndërsa gazi tregtohet rreth 63 euro/MWh.

Rritja e çmimeve ka alarmuar edhe bizneset e vogla, të cilat thonë se kostot e karburantit po dëmtojnë fitimet. Organizatat e biznesit i kërkojnë qeverisë masa të tjera fiskale për të frenuar kostot.

Ndërkohë, Codacons kërkon që ulja e taksës të shtrihet edhe për benzinën, pasi çmimet e saj janë rritur ndjeshëm.

NEWS  Lista e plotë/ Ja lëvizjet e reja në qarqe që bëri Rama në Asamblenë e PSSipas Observatorit mbi Llogaritë Publike Italiane, rritjet e çmimit të naftës bruto reflektohen shumë më shpejt te konsumatori sesa uljet, rreth dy të tretat e rritjes kalojnë në çmimin e pompës brenda tre ditësh.

Në Itali, benzina me vetëshërbim në autostrada kushton mesatarisht 2.178 euro/litër, ndërsa në rrjetin kombëtar 1.997 euro/litër. Nafta kushton mesatarisht 2.107 euro/litër.

NEWS  “Dëgjova britma dhe një zhurmë të fortë!”- Dy shoqe u hodhën nga tarraca e pallatit, gjendet shënimi i 17-vjeçares! Si ndodhi tragjedia, flasin dëshmitarë

Të Ngjashme