Shëndetësi

Parandalimi i diabetit, pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2.

Diabeti është cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si sëmundja e shekullit pasi prek rreth 5% të njerëzve. Ndaj edhe parandalimi i tij është shumë i rëndësishëm duke qenë se rrezikon çdo ditë njerëz nga të gjitha moshat.

Është shumë e rëndësishme të ndiqni rregulla strikte nëse ndjeni që jeni të rrezikuar nga kjo sëmundje. Kryesisht për personat me probleme të mbipeshës, histori të sëmundjes së diabetit në familje apo ata që vuajnë nga paradiabeti kujdesi duhet të jetë shumë i madh.

Baza nga ku mund të filloni me parandalimin e kësaj sëmundje është sigurisht ushqimi dhe stili i jetesës. Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon pesë hapa të thjeshtë se si mund të parandaloni prekjen nga diabeti.

Konsumoni shumë fibra
Ushqimet e pasura me fibra janë një mik shumë i mirë i trupit tuaj dhe do t’ju ndihmojnë në parandalimin e diabetit.

Fibrat përveçse do të ndihmojnë në balancimin e shëndetëshëm të sheqerit në gjak, ndihmojnë edhe në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Ushqimet e pasura me fibra ndihmojnë edhe në humbjen në peshë pasi ju ndihmojnë të ndiheni më të ngopur në mënyrë të shëndetëshme.

Sasi të mëdha fibre mund të gjeni tek frutat si banania, portokalli, mollët apo luleshtrydhet.

Tek perimet zgjidhni perimet me lëkurë të errët pasi sa më e errët lëkura aq më shumë fibra përmbajnë ato.

Këtu fusim spinaqin, karrotat, patatet apo brokolit.

Konsumoni shumë drithëra
Shumë nga ushqimet tuaja më të preferuara janë të përbëra nga drithërat, duke filluar që nga orizi apo gruri.

Ushqimet me bazë gruri dhe drithërash e ndihmojnë trupin të ndihet i ngopur më shpejt.

Gjithashtu do të balancojnë dhe nivelin e sheqerit në gjak që është një nga shkaktarët kryesor të diabetit.

Humbisni në peshë
Nëse jeni mbipeshë hapi i parë drejt parandalimit të diabetit është sigurisht reduktimi i kësaj peshe.

Çdo kilogramë i humbur në këtë rast është një mundësi e fituar për jetesë të mirë e të shëndetshme.

Një studim i fundit tregoi se personat që merren më aktivitet fizik dhe humbasin rreth 7% të peshës së tyre trupore ulin rrezikun e prekjes nga diabeti me 60%.

Karbohidratet
Dietat strikte me pak karbohidrate dhe pak kalori mund t’ju ndihmojnë të humbisni shpejt në peshë, por nuk ndihmojnë diabetin.

Nëse i mohoni trupit tuaj marrjen e vitaminave dhe karbohidrateve të nevojshme ju limitoni edhe vlerat e tyre ndaj trupit tuaj.

Aktiviteti fizik
Është shumë e rëndësishme që krahas regjimit të strikt ushqimor të ushtroheni rregullisht.

Jetesa aktive mund të ulë sheqerin në gjak dhe të mbushë trupin tuaj me insulin natyrale.

Këta dy faktorë do t’a mbajnë sëmundjen e diabetit shumë larg trupit tuaj duke ju dhuruar një jetesë të shëndetshme.

Sigurohuni të paktën të ecni rregullisht, të ngjisni shkallët apo të merreni me ushtrime aerobike.

Kur duhet të shkoni tek mjeku
Shoqata Amerikane e Diabetit, të cilit i referohet AgroWeb.org i rekomandon rregullisht kontrollet e diabetit për personat që janë mbi 45 vjeç.

Nëse jeni mbipeshë është e këshillueshme të kontrolloheni shpesh në çdo moshë pasi jeni më të rrezikuar.

Ndërsa pas moshës 45 vjeç këshillohet kontrolli i trupit çdo vit.