Lajme

Parashikimi i motit 15 nëntor 2026/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Ditën e diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti

parashikohet me kthjellime në pjesën e parë të ditës (orët e para të ditës deri në mesditë) dhe pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohet të bëhen prezente pas orëve të mesditës fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në pjesën tjetër të territorit. Në orët e pasdites dhe orët e mbrëmjes në zonën e veri – veriperëndim – perëndim e jugperëndim reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar hera – herës shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Reshje shiu të rrëmbyeshme për një periudhë të shkurtër kohore.

Të Ngjashme