Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Prizren, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren, të shtunën pasdite.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar dje rreth orës 17:00.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me kërkesë të familjarëve, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe hetimet janë duke vazhduar.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe shkaku i vdekjes.
