Këtë të enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas parashikimeve, moti do të karakterizohet nga alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh.
Reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët në orët e para të mëngjesit në jug të vendit. Në orët e mesditës deri në pasdite reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët të karakterit lokal edhe në qendër dhe në jug të vendit.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kudrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 14m/s.
Përsa i përket kushteve detare, në detet Adriatik dhe Jon valëzimi do të vazhdojë të jetë i ulët, me forcë nga 2 deri në 3 ballë.
