Lajme

Parashikimi i motit për vikend

Të shtunën mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të dendësohen dhe vende-vende parashihen riga shiu

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 28 deri në 32°C.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.

E diel (12.07.2026)

Parashihet mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat vende-vende do të sjellin reshje shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14°C, ndërsa maksimalet do të jenë ndërmjet 25 dhe 29°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–11 m/s.

Të Ngjashme