Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjellime dhe vranësira në gjithë territorin e vendit. Sot priten reshje lokalisht të dobëta në disa qarqe, si Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Elbasan, ndërsa në qarqet e tjerë nuk priten reshje.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19- 30 °C
në vendet e ulëta: 17- 31 °C
në vendet malore: 12- 28 °C
Ndërkohë që gjatë të dielës, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
