Edhe për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet malore të vendit.
Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta në formë pikash në orët e mesditës.
Era parashikohet të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 8 m/s.
Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.
