Lajme

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Ndryshimi i masave ajrore, të cilat gjatë ditës së diel do të qarkullojnë nga Jugperëndimi i Europës, do të sjellë në vendin tonë ngrohje të motit, si edhe alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.

Më të dukshme vranësirat do të jenë në gjysmën lindore të territorit, duke sjellë reshje shiu, si edhe reshje të pakta dëbore në majat e maleve. Herë pas here priten edhe rrebeshe.

Në orët e pasdites dhe natës do të sjellin shtim të intensitetit të reshjeve në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 2°C, temperatura më e ulët e shënuar në Pukë, ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 23°C, përkatësisht në qarqet Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë mbi mesatare, duke arritur shpejtësinë maksimale 60 km/h, nga drejtimi kryesisht jugor. Për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Të Ngjashme