Lajme

Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën në mbështetje të anëtarësimit në BE

Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për Kosovën të eurodeputetit, raportuesit pë Kosovën Riho Terras.

Raporti u miratua me 412 vota për, 174 kundër dhe 58 abstenime.

Raporti shpreh mbështetje të fuqishme për synimet e Kosovës për integrim në BE, përsërit kërkesën për njohjen e pavarësisë nga të gjitha shtetet anëtare, por shpreh keqardhje për ngërçin politik dhe polarizimet që po e shoqërojnë vendin edhe një palë zgjedhje, si dhe për rrezikun që Kosova, si pasojë e kësaj, të humbë mjete të konsiderueshme financiare.

Në një postim në “X”, Terras,  ka thënë se  vazhdimi i reformave dhe progresi në dialogun e lehtësuar nga BE mbeten thelbësore në rrugën drejt BE-së.

One of the key enlargement votes of June plenary. @Europarl_EN has adopted my report on #Kosovo with a strong majority:
✅ In favour: 412
❌ Against: 174
⚪ Abstentions: 58
Continued reforms and progress in the #EU-facilitated dialogue remain essential on the 🇪🇺path.@EPPGroup pic.twitter.com/FfsPBAqGre

— Riho Terras (@RihoTerras) June 17, 2026

Të Ngjashme