ShowBizzz

Partnerja e djalit të Anitës s’kalon pa vëmendje në dasëm

Prishtina është kthyer në mikpritëse të një prej organizimeve të rëndësishme të këtij sezoni. Pikërisht në këto momente po zhvillohet dasma e Luan Haradinajt, një event elegant që po mbahet në praninë e shumë të ftuarve, duke mbledhur bashkë personalitete të politikës, figura të televizionit dhe miq të afërt të familjes. Përtej atmosferës së festës, vëmendja në rrjetet sociale është fokusuar te detajet e para që po qarkullojnë.

Mjeshtri i fotografisë Norik Uka ka ndarë në rrjet disa pamje nga ky organizim, duke dhënë një ide të asaj që po ndodh në këtë gëzim familjar. Në mesin e fotografive të publikuara, vëmendje ka tërhequr edhe një portret i gjerë ku shfaqet Gjin Haradinaj. Ai ka pozuar krah partneres së tij, e cila ka zgjedhur një fustan mbrëmjeje mjaft elegant për këtë ngjarje.

Kjo shkrepje tregon se prania e saj tashmë është e natyrshme në momentet e rëndësishme të familjes Haradinaj.

Teksa festa pritet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit, mbetet për t’u parë çfarë detajesh të tjera do të zbulohen

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Norik Uka (@norikuka)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Norik Uka (@norikuka)

Të Ngjashme