120 ditë izolim, sfida, emocione dhe surpriza kanë kulmuar në një natë finale plot tension dhe entuziazëm. Shtëpia Bog Brother Vip 5 mbylli siparin e një edicioni të gjatë.
Pas një gare të fortë mes finalistëve, publiku ka vendosur: fituesi i “Big Brother VIP Albania 5” është Selini Bollati! Në një përballje të drejtpërdrejtë me Mirin, Selini arriti të fitojë zemrat dhe votat e publikut, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë euro.
Një rrugëtim i mbushur me sfida, debate, miqësi dhe momente të paharrueshme e çoi Selinin drejt triumfit, duke e kthyer ëndrrën në realitet.
