Pas aludimeve të shumta që kanë qarkulluar për marrëdhënien e saj me Klodin, Elijona ka vendosur të flasë publikisht dhe të konfirmojë se mes tyre situata nuk është si më parë.
Në një komunikim me ndjekësit, ajo pranoi për herë të parë se çifti po kalon një periudhë të vështirë, por pa treguar se çfarë konkretisht ka ndodhur.
“Çdo lidhje i ka krisjet dhe problemet e veta. Askush nuk ka qejf me i tregu gjanat e këqija, sidomos kur bëhet fjalë për diçka kaq personale”, shkroi Elijona.
Ajo pranoi gjithashtu se ndryshimi në raportin e tyre ishte vënë re edhe nga ndjekësit. “Besoj që edhe ju e keni kuptu që diçka ka ndodh dhe po, është e vërtetë që po kalojmë një fazë pak ma të rond”, u shpreh ajo.
Megjithatë, Elijona nuk ka konfirmuar aludimet që kanë qarkulluar në rrjet për një tradhti të mundshme nga Klodi, aq më pak pretendimet që përfshijnë një person tjetër. Ajo zgjodhi të mos tregojë shkakun e problemeve dhe kërkoi që asnjëri prej tyre të mos shpallet fajtor pa ditur se çfarë ka ndodhur.
“Nuk du asniherë me hy në lojën se kush është viktima apo kush është fajtor, sepse në ni lidhje marrin pjesë dy persona. As Klodi ma shumë, as Eli ma shumë”, shkroi ajo, duke kërkuar mirëkuptim edhe për partnerin e saj.
Ky është reagimi më i drejtpërdrejtë i Elijonës deri tani. Ajo nuk ka njoftuar një ndarje, por ka konfirmuar se marrëdhënia me Klodin po kalon një krizë, ndërsa arsyet ka zgjedhur t’i mbajë private.
