ShowBizzz

Pas BBV nuk ka komunikuar më me Zhaklinën, Arbër Hajdari zbulon arsyen

Ky edicion i dytë i “Big Brother VIP” u kthye në një fenomen ku prej disa muajsh mbajti të gjithë publikun përpara ekranit.

Nuk do të mbahen mend vetëm banorët, por edhe opinionistët, të cilët kanë qënë shumë të përfshirë në këtë edicion.

Arbër Hajdari ka qënë i ftuar në një nga rubrikat e “E diell”, ku ndër të tjera ka folur lidhur me raportin e tij me Zhaklinë Lekatarin pas “Big Brother VIP”.

TS Poll - Loading poll ...

I pyetur nëse vazhdon të mbajë komunikimin me të, Arbëri ka zbuluar se pas përfundimit të formatit nuk ka folur më me të për shkak të angazhimeve.

Megjithatë Hajdari nuk la vend për dyshime, pasi tregoi se me Zhaklinën ka kaluar një periudhë të mirë teksa ishin si opinionistë të reality show-t.

“Pas përfundimit të Bigut nuk kam pasur mundësi se kam pasur një vizitë jashtë vendit, me Zhaklinën gjatë gjithë programit ia kemi kaluar mirë, kemi biseduar shumë tema, nuk kam pasur konfilikte, e kam mbështetur, por edhe kundërshtuar”.