E ftuar në një emision televiziv, gazetarja Etleva Delia foli për mbylljen e hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, u të pandehur janë marrë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndëri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë.
Gjatë bisedës në studio, Delia theksoi se Jamarbër Malltezi ka qenë I përfshirë që në fillim të krijimit të Home Plan.
“Vetë Home Plan që në momentin e krijimit ka qenë Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi është përdorur deri në këtë pikë për të përfituar 60 milionë euro. Është diçka që u ndërtua nga vetë ai dhe çdo gjë u bë në favor të Jamarbër maltezit. Ka qenë që në fillim të Home Plan , pra ai ka qenë pas tij. Ishte premtuar dhe është vënë gjithë shteti në dispozicion për të mbajtur këtë premtim”, tha ajo.