ShowBizzz

Pas kritikave për flamurin serb, Lorik Cana i del në mbrojtje Rita Orës

Rita Ora ka qenë shumë e kritikuar në rrjete sociale që pas performancës së saj në Hungari, ku mbajti flamur serb. Sulmet ndaj Ritës nuk kanë pushuar dhe komentet në fotot e saj janë të shumta.

Mes kësaj situate, ish-futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Lorik Cana i ka dalë në mbrojtje. Ai ka postuar një foto ku shfaqet Rita e vogël me veshje tradicionale shqiptare, si për të treguar se ajo e do atdheun e saj.

Pas kritikave për flamurin serb, Lorik Cana i del në mbrojtje Rita

Rita në një deklaratë për Klan Kosovën ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përket. Rita tha se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte mosrespekti ndaj popullit të saj.

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez”.

“Përderisa i mbështes të gjithë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur Rita.