Deputeti i koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, Adnan Azizi, ka reaguar publikisht pas raportimeve se autoritetet shqiptare nuk e lejuan të hynte në territorin e Shqipërisë gjatë ditës së sotme.
Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Azizi falenderon të gjithë ata që i kanë shprehur mbështetje, ndërsa theksoi se gjatë angazhimit të tij politik nuk është zmbrapsur nga asnjë pushtet.
See also “Nuk do të ketë një rikthim”/ Selin vendos pikat mbi “i”, rreth marrëdhënies së saj me Mirin“Në gjithë ato vite veprimi politik, nuk na ka trembur e zbrapsur asnjë pushtet e asnjë tiran. Aq më pak këta të Open Ballkanit”, shkruan ai.
Deputeti i VLEN thekson se Shqipëria nuk i përket askujt në mënyrë të veçantë dhe se ajo është atdheu i çdo shqiptari, pavarësisht se kush është në pushtet.
“Shqipëria nuk është pronë e askujt. Ajo është po aq e jona sa e çdo shqiptari, pavarësisht se kush qeveris në Tiranë.
See also Gjirokastër/ Dëmtohet kanali i ujërave të larta, rrezikon përmbytje! Bashkia kërkon fonde nga ministria e BujqësisëPushtetet janë të përkohshme. Shqipëria është e përhershme. Shqipëria mbetet gjithmonë e shqiptarëve”, shprehet Azizi në reagimin e tij.
