Marrëdhënia mes Indrit dhe Vanesës në “Ferma VIP 3″ duket se nuk ka më vend për dyshime. Mbrëmjen e djeshme çifti ka shkëmbyer puthjen e parë pasionante mes tyre, duke i dhënë kështu një formë romancës.
Pas puthjes, Vanesa ka reaguar me humor dhe disi në siklet, duke prezantuar përmes ekranit partnerin e saj me prinërit.
“T’i them diçka mamit dhe babit, sepse do na shohin. Mami, babi ky është Indri, mund t’ju ketë mërzitur pak, por…”, shprehet vanesa.
Indri, nga ana e tij, është shprehur se i vjen keq nëse kanë krijuar shqetësim dhe ka kërkuar mirëkuptim, duke theksuar se mes tyre tashmë nuk ka më pengesa dhe se janë duke e jetuar lirshëm raportin e tyre brenda formatit.
“Më vjen shumë keq dhe ju kërkon falje, por tani nuk ju mërzis më. Jemi pa bllokime, lë të ndodh çfarë të jetë e shkruar”, ju drejtua Indri prindëve të Vanesës.
View this post on Instagram
A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)
Indri dhe Vanesa i dorëzohen pasionit, ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3
