ShowBizzz

Pas ndarjes, Britney Spears shfaqet topless në shtrat dhe një burrë i lëpin këmbën

Britney Spears ka shpërndarë një video topless nga shtrati, disa ditë pasi bashkëshorti i saj Sam Asghari, bëri kërkesë për divorc.

Më pas ajo ka publikuar një video tjetër, ku shihet me disa meshkuj të tjerë që e mbanin në krahë.Në një moment në video, shihet se një nga meshkujt i lëpin këmbën e saj, e cila ishe veshur me një fustan të shkurtër jeshil dhe çizme të bardha deri tek gjuri.

Kjo video erdhi një ditë pasi ajo theu heshtjen e saj për ndarjen nga 29-vjeçarja Asghari.

“Siç e dinë të gjithë, unë dhe Hessam nuk jemi më bashkë. 6 vjet janë shumë, kështu që jam pak e tronditur, por… Nuk jam këtu të shpjegoj pse, sepse sinqerisht nuk është punë e askujt! !!”, ka shkruar këngëtarja në Instagram. Këtë shkrim ajo e ka shoqëruar me një videoe cila kërcën në mënyrë provokuese.

Spears shtoi se ajo nuk mund ta duronte më dhimbjen, por siguroi fansat se është shumë mirë.